Live

Dy javë para se të betohet si president, Trumpi dënohet nga gjykata për “heshtjen” e aktores së filmave për të rritur

23:12 / 03 Janar 2025

Nga Kosova Live

Pak para se të betohet si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump pasi pagoi aktoren e filmave për të rritur Stormy Daniels që të mos fliste për aferën që kishin.

Gjykatësi Juan Merchan ka urdhëruar që presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të dënohet.

Gjykatësi ka thënë se nuk do ta dënojë Trumpin me burg dhe presidenti i zgjedhur mund të paraqitet në sallën e gjyqit personalisht ose virtualisht pas një jave.

Seanca dëgjimore është caktuar 10 ditë përpara ceremonisë së inaugurimit të Trumpit në Uashington DC më 20 janar.

Trumpi u dënua në maj për 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit në lidhje me një pagesë prej 130 mijë dollarëve për yllin e filmave për të rritur, Stormy Daniels.

Trumpi përmes avokatit ia dha këtë pagesë pornostares që ajo të heshtte para zgjedhjeve të vitit 2016, pasi pretendonte se ka pasur marrëdhënie seksuale me presidentin e ri të SHBA-së.

Dënimi i tij do të bëhet vetëm 10 ditë para se ai të betohet si president.

Gjykatësi Juan Merchan ka thënë se Trumpi nuk do të dënohet me burgim.

Ai kishte falsifikuar të dhënat e biznesit në lidhje me 130 mijë dollarët që ia kishte paguar yllit pornografik Stormy Daniels që ajo të mos fliste për aferën që kishin para vitit 2016 kur ai kandidoi për president.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...