Dy kompani që operojnë me autobusë në Ferizaj janë gjobitur nga Policia e Kosovës, pasi automjetet e tyre nuk kishin të kryer kontrollin teknik gjashtëmujor, ashtu siç kërkohet me ligj.
Sipas njoftimit të Policisë, gjatë një kontrolli të realizuar më 5 gusht 2025, në këtë komunë janë ndalur dy autobusë me targa vendore, të cilëve u mungonin certifikatat e domosdoshme të kontrollit teknik gjashtëmujor.
“Për këto kundërvajtje, në bazë të Ligjit për Automjete nr. 05/L-132, është shqiptuar nga një gjobë prej 500 euro për secilën kompani”, thuhet në njoftimin e Policisë.