Janë arrestuar dy persona në Klinë nën dyshimet se bashkë me disa persona tjerë kanë organizuar bixhoz të paligjshëm.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur mbrëmë, ku sipas policisë në vendin e ngjarjes janë sekuestruar edhe katër vetura.
“Po ashtu në vendin e ngjarjes janë sekuestruar katër vetura që dyshohet se u takojnë personave që janë të implikuar në rast dhe me të vërejtur policinë kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
“Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë, transmeton Klankosova.tv.