Zyrtarët e zjarrfikësve në Los Angeles patën një konferencë për shtyp lidhur me situatën emergjente pas evakuimeve të shkaktuara nga zjarret masive në zonë.
Sherifi i qarkut të Los Angeles-it ka lëshuar një paralajmërim të ashpër për këdo që synon të kryejë vjedhje ose plaçkitje në shtëpitë dhe bizneset e evakuuara.
Ai bëri të ditur se dy persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm për plaçkitje.
“Do të kapeni, do të arrestoheni dhe do të ndiqeni penalisht”, deklaroi sherifi, duke shtuar:
“Mos e bëni këtë, qëndroni larg këtyre zonave. Ato janë të rezervuara vetëm për punonjësit e emergjencës dhe banorët”.
Sipas BBC, autoritetet po punojnë intensivisht për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e pronave në zonat e prekura.