Tre persona janë arrestuar në Dumnicë të Poshtme të Podujevës, pasi që të njëjtit ishin përfshirë në një rrahje për motive ende të panjohura.
Sipas policisë, dyshohet që gjatë përleshjes ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, transmeton Klankosova.tv.
Nga kjo ngjarje dy persona kanë pësuar, njëri nga sëpata dhe tjetri nga arma e zjarrit.
“Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari që ka shtënë me armë zjarri është arratisur nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar: dy vetura-njëra e dëmtuar, një sëpatë, dy sprej një shkop metali dhe tre zinxhirë dore. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.
Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në rrahje”.