Gjatë ditës së hënë pritet të mbajë mot i vranët dhe me riga lokale shiu.
Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga 14 deri në 24 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.
“Moti do të jetë i vranët dhe me riga lokale shiu .Reshjet e shiut parashihen të shoqërohen me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale: 14 – 18°C. Temperaturat maksimale: 20-24°C. Era: e lehtë dhe lokalisht e forte nga drejtimi i veriperëndimit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.