Një burrë 60 vjeçar ka ndërruar jetë sot në Pejë si pasojë e nje aksidenti, ku i përfshirë ishte një kamion me rimorkio.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Ardian Krasniqi” në lagjen Dardania.
Derisa, rasti është nën hetim, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Sot rreth orës 9:43 policia është njoftuar për një aksident në rrugën “Ardian Krasniqi” në lagjen Dardania, në aksident të përfshirë kanë qenë një person dhe një kamion me rimorkio. Policia dhe emergjenca është dal menjëherë në vend ngjarje. Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit derisa trupi i pajetë për obduksion”, bëri të ditur Gashi për Klankosova.tv