Pas të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën edhe personi i dytë që u plagos me armë, mbrëmjen e sotme në një lokal në qendër të Klinës.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
‘’Personi i dytë ka mbërri në spital pa shenja jete’’, u shpreh Gashi.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Emergjenca e Pejës.
“Po sapo kam pranuar një pacient pa shenja jete , plagë nga armë zjarri”, tha drejtori i spitalit të Pejës Besnik Ibraj.