Live

“E merituam”, Sylvinho pas fitores ndaj Ukrainës: Bëm ndeshje të fortë

08:09 / 08 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Shqipëria merr një fitore të artë përballë Ukrainës me rezultatin 1-2 duke e nisur me këmbën e mbarë rrugëtimin në Natons League. Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje në kufij të perfeksionit duke dominuar nga minuta e parë deri tek e fundit. Pas kësaj sfide për mediat ka folur trajneri Sylvinho.

“Është një fitore shumë e merituar. Është fitorja e parë pas shumë kohës, që pas asaj me Çekinë. Luajtëm shumë mirë dhe e merituam këtë fitore. Kjo ishte një çelës për vazhdimësinë e Shqipërisë në Nations League duke qenë se dhe Gjeorgjia me Çekinë janë ekipe të forta. Është e vështirë të kthesh rezultatin kur ke pësuar gol, por ishim vendosur mirë dhe bëmë një ndeshje mjaft të fortë.

Sfida me Gjeorgjinë, ndryshime në formacion? Kemi vetëm dy ditë kohë pasi janë dy ndeshje pranë njëra-tjetrës. Kemi një stërvitje ditën e nesërme para nisjes për Tiranë. Do të diskutojmë me stafin për gjendjen e lojtarëve. Situata është akoma e nxehtë dhe do të shohim në vazhdim se çfarë mungesash mund të bëjmë?

Vetëm 2 zëvendësime sonte? Kjo është diçka që ndodh në një Kombëtare, por ndodh që të kesh dëmtime që u largua nga grumbullimi. Ndodhin situata të tjera dhe mund të ketë ndryshime duke ju përshtatur skemave për nevojat që kemi si ekip”, ishin fjalët e Sylvinhos.

Shpërndaje në

U Kopjua