Një person është arrestuar në Pejë nën akuzën për dhunim ndaj një viktime të mitur, shtetase e Maqedonisë së Veriut.
Sipas raportit të policisë, pas intervistimit, i dyshuari është ndaluar me vendim të prokurorit dhe është dërguar në mbajtje.
Rasti raportohet të ketë ndodhur më datë 14 gusht 2025 rreth orës 01:25.
“Pejë 14.08.2025 – 01:25. Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i njëjti ka dhunuar viktimën femër shtetase e Maqedonisë (e mitur). I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton PK.