Mefail Bajqinovci e ka kritikuar Edi Ramën për fjalimin e mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës.
Mefi ka thënë se në një takim të tillë duhej të kishte atmosferë uniteti dhe jo sulme politike.
“Mbledhjet e përbashkëta të Kuvendit të Republikës së Kosoves dhe Kuvendit të Shqipërisë, duhet të jenë hapësira të unitetit dhe bashkëpunimit, jo platforma për sulme politike apo promovime elektorale ku z.Rama sapo e bëri, duke e goditur qeverinë e Kosovës.Në ceremoni të tilla, fokusi duhet të jetë tek temat që bashkojnë dhe fuqizojnë lidhjet mes dy vendeve, jo tek sulmet” shkruan Bajqinovci në reagim.