Live

Edi Rama: Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut, drekën e keni falas

16:26 / 16 Maj 2025

Nga Kosova Live

Kryeministri Edi Rama ishte nikoqiri i Samitit të VI të Komunitetit Politik Evropian, ku morën pjesë 47 liderë evropianë.

Në fjalën përmbyllëse të tij gjatë sesionit të parë, Rama ndau një kapitull të kanunit shqiptar e që ka të bëjë me mikpritjen.

“Shtëpia e shqiptari i përket Zotit dhe mikut”, thotë ai, duke u thënë të gjithë pjesëmarrësve që drekën e kanë falas, transmeton Klankosova.tv.

“Dua të ndaj me ju faktin që në kanunin tonë që është shkruar kohë më parë ka një kapitull që ka të bëjë me mikpritjen që thotë se “Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”. Kjo fjali është vërtet shumë e thellë, dhe është edhe origjinë e faktit që ne arritëm në fund të luftës së dytë botërore si vendi që kishte më shumë hebrenj të cilët shqiptarët i mbrojtën me jetën e tyre. Por të gjitha këto që bëjmë për miqtë, kemi shumë rëndësi që t’u japim ushqim të mirë. Për këtë arsye pavarësisht se thuhet dreka nuk është falas, sot do ta shikoni që është e kundërta sepse sa herë që të vini në Shqipëri në çfarëdo lloj cilësie do të jeni gjithmonë të mirëpritur, dhe pas një orë do të rikthehemi që Evropa të vazhdojë punën e saj”, u shpreh kryeministri shqiptar.

Shpërndaje në

U Kopjua