Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka propozuar Niko Peleshin për pozitën e kryetarit të ri të Kuvendit të Shqipërisë.
Emrin e tij ai e vlerësoi, bazuar në eksperiencën e shumtë në institucione të ndryshme, transmeton klankosova.tv.
”Pas kaq vitesh eksperiencë në një sërë institucionesh, si dhe për prirjen e hershme ndaj risive të teknologjisë, Niko Peleshi është njeriu i duhur për të marrë nga Elisa stafetën si kryetar i ri i Kuvendit të Shqipërisë”.