Qeveria Kurti mund të ketë edhe një ministër nga komuniteti egjiptas. Përfaqësuesit e këtij komuniteti synojnë që të përfaqësohen në ekzekutiv me një ministër.
Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha i tha Ekonomia Online se kanë zhvilluar takim me kreun e VV-së, Albin Kurti me qëllim të harmonizimit të programit.
Ai thotë se synim kanë që të përfaqësojnë interesat e komunitetit egjiptas, ngas siç thotë ai atyre nuk u është dhënë asnjëherë mundësia që të marrin përgjegjësi.
“Kërkesa e komunitetit është që ne me qenë më mirë me pas mundësi më të mëdha edhe Qeveria me pas vëmendje më të lartë në mënyrë që ne me qenë pozitë më të mirë. Jemi duke biseduar duke u përpjekur me hartua programin me harmonizua programin tonë me programin qeveritar dhe normalisht po presim në vazhdimësi bisedimet ku të shohim së bashku me mandatarin se çfarë pozicione do të marrim ne aty”.
“Synojmë të drejtojmë ministri është një kërkesë e komunitetit e cila nuk ju ka dhënë asnjëherë më herët, d.m.th asnjëherë në të kaluarën nuk ka pasur komuniteti egjiptian që ka drejtuar ministri kryesisht ka pasur nga komunitete tjera dhe mendoj që meqenëse votuesi ka votuar ndryshe mendoj që edhe qeverisja duhet me qenë ndryshe dhe kësaj here me ju dhanë komunitetit egjiptian drejtimi i një ministrie ku ne marrim përgjegjësi dhe jemi të gatshëm që me u dëshmua të suksesshëm dhe presim mundësi të tillë nga qeveria e ardhshme”.
“Ne jemi dy deputetë të komunitetit egjiptian dhe mendoj që kemi një bazë të mjaftueshme dhe arsyeshmërinë e kemi ta shohim të reflektojmë. Megjithatë Kosova duhet të ecë përpara dhe zhvillimi i Kosovës, ecja e Kosovës përpara ecë edhe komuniteti egjiptian. Por jemi të vetëdijshëm edhe ne si përfaqësues të këtij komuniteti në qeverisje kemi prioritet interesin e komuniteti egjiptian fillimisht sepse ne jemi të zgjedhur prej tyre”.