Live

Ekskluzive: Këta janë dy të arrestuarit për rrëmbimin dhe rrahjen e prizrenasit për shkak të borxhit

18:31 / 10 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Borxhet prej qindra e mijëra eurove shumë shpesh kanë shkaktuar incidente dhe kanë eskaluar në sulme e kërcënime serioze – madje edhe në rrëmbim. Një incident i tillë dhe mjaft i rëndë ndodhi edhe dje në Gjonaj të Prizrenit, ku një person u rrëmbye dhe u sulmua fizikisht nga dy të tjerë për shkak të një borxhi financiar, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje dhe Policia tashmë ka arritur t’i prangos dy personat e dyshuar për rrëmbimin e 44-vjeçarit për shkak të borxhit.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se dy personat e arrestuar janë Tafë Duraj dhe Adriatik Noka, të cilët janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sipas informacioneve të para, dy të dyshuarit, njëri nga Kosova e tjetri nga Shqipëria, shkuan në Gjonaj pas orës 21:00 dhe e kontaktuan viktimën që të takohen për të biseduar.

Sipas informacioneve të para, dy të dyshuarit, njëri nga Kosova e tjetri nga Shqipëria, shkuan në Gjonaj pas orës 21:00 dhe e kontaktuan viktimën që të takohen për të biseduar.

Pasi 44-vjeçari ka dalë në rrugë, të dyshuarit ia kanë zënë pritën dhe e kanë marrë me forcë në veturë, ku dyshohet se edhe e kanë rrahur me grushte e me shqelma.

Të njëjtat burime thonë se të dyshuarit ia kanë mësyrë Shqipërisë, përmes rrugëve malore dhe pas bashkëpunimit me autoritetet shqiptare, të dyshuarit janë kapur në zonën e Qafë Prushit.

Stacioni policor Alfa e ka trajtuar fillimisht incidentin dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme, ndërsa më pas kanë vazhduar Hetimet Rajonale me procedimin e rastit.  

Pas arrestimit dhe shoqërimit në Polici, të dyshuarit janë intervistuar, ndërsa vetura e tyre pa targa është sekuestruar.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...