Të shtëna me armë janë dëgjuar natën e mbrëmshme në Veternik të Prishtinës, ku dyshohet se një persona shtiu dhe u largua me veturë nga vendi i ngjarjes.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi që shtiu me armë dhe e gjuajti armën nga vetura është Flamur Ruhani rreth 35-vjeçar.
Policia me të kuptuar rastin ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë të fishekut.
Sipas informacioneve të para i dyshuari nuk ishte intervistuar pasi i njëjti ishte nën ndikimin e alkoolit – i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.