Live

Ekskluzive: Shkarkohet ud. drejtori i QKUK-së, Osman Hajdari, emërohet Mentor Zejnullahu

15:35 / 01 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Është shkarkuar ushtruesi i detyrës së drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari.

Sipas burimeve të gazetares së Klan Kosovës, Arbreshë Uka, kjo është bërë me vendim të drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Elvir Azizi gjatë ditës së sotme.

Në vend të Hajdarit është emëruar Mentor Zejnullahu, ky i fundit deri më tani ka shërbyer si drejtor i administratës në Shërbime të Përbashkëta Administrative në QKUK, njofton Klankosova.tv

Shpërndaje në

U Kopjua