Live

Elhaida Dani kritikon jurinë e Eurovizionit: Krejt çka kërkojmë është drejtësi

12:30 / 18 Maj 2025

Nga Kosova Live

Këngëtarja e njohur, Elhaida Dani i është bashkuar turmës kritikuese ndaj Eurovizionit.

Pasi Shqipëria u rendit e teta në listë në finalen e madhe të këtij kompeticioni, Dani pati disa fjalë për jurinë e Eurovizionit, transmeton Klankosova.tv.

“Me gjithë respektin për këtë kompeticion të bukur, muzika duhet të qëndrojë në zemër të Eurovisionit”, nis shkrimin këngëtarja.

Ajo thotë se krejt çka kërkohet është drejtësia.

Dani ishte përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovizion në vitin 2015, dhe e siguroi vendin e 17-të.

Shpërndaje në

U Kopjua