Live

Emërimi i një ministre të krijuar nga AI, Rama: DIELLA ka pushtuar gazetat e botës

12:42 / 12 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Shqipëria është bërë vendi i parë në botë që ka një ministre të krijuar nga inteligjenca artificiale. Kjo është bërë lajm botëror.

Shumë media të mëdha botëror kanë raportuar se Shqipëria ka emëruar një ministre virtuale e përbërë nga kode dhe e fuqizuar nga inteligjenca artificiale.

Shkrimet e shumta për këtë çështje kanë nxitur reagimin e kryeministrit Edi Rama.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka postuar ballinat e gazetave që kanë shkruar për veprimin e tij.

“DIELLA, Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale ka pushtuar gazetat e botës”, ka shkruar Rama.

Shpërndaje në

U Kopjua