Live

Erdogan njofton sistemin e ri të mbrojtjes turke: Ne do të kemi Kupolën e Çeliktë!

10:31 / 30 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar planet e Turqisë për të zhvilluar një sistem të mbrojtjes ajrore shumë-shtresore të quajtur “Kupola e Çeliktë”, të ngjashëm me sistemin e Izraelit që njihet si “Kupolës së Hekurt” të Izraelit.

Gjatë një ceremonie në Ankara, ku u prezantua helikopteri Gokbey për xhandarmërinë, Erdogan theksoi se kjo iniciativë synon të rrisë pavarësinë mbrojtëse të vendit dhe aftësitë e saj për t’u përballur me kërcënime ajrore, përfshirë raketat me rreze të gjatë veprimi.

“Tani po kuptohet shumë më mirë sa të rëndësishme janë sistemet tona shumë-shtresore të mbrojtjes ajrore për sigurinë. Nëse ata (Izraeli) kanë Kupolën e Hekurt, ne do të kemi Kupolën e Çeliktë. Nuk do të shohim drejt tyre dhe të themi ‘pse nuk e kemi këtë’”, theksoi ai, por nuk dha një afat kohor të saktë.

Në vitet e fundit, Turqia ka reduktuar ndjeshëm varësinë nga importet në sektorin e mbrojtjes dhe është bërë një nga prodhuesit kryesorë të dronëve të armatosur, të cilët kanë fituar një vend të rëndësishëm në tregun global. Sistemi “Kupola e Çelikut” do të funksionojë si një mbrojtje ajrore kundër raketave dhe kërcënimeve të tjera, duke përmirësuar aftësinë e Turqisë për të përcaktuar dhe goditur objektiva që përbëjnë rrezik për sigurinë e zonave të banuara.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...