Live

Erion Veliaj paraqitet në SPAK

09:42 / 26 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u paraqit mëngjesin e kësaj të enjteje, 26 dhjetor 2024, në Prokurorinë e Posaçme.

Kryebashkiaku nuk komentoi për mediat paraqitjen në SPAK, por kishte vetëm një urim për gazetarët. “Gëzuar festat, një vit të mbarë!”, tha Veliaj në hyrje të Prokurorisë së Posaçme.

Nga informacionet paraprake thuhet se pas bashkëshortes Ajola Xoxa do të pyetet dhe ai, mbi hetimet e nisura nga prokuroria e Posaçme për pasurinë e tij.

Kujtojmë se javën e shkuar Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Krime të Rënda rrëzoi kërkesën e Xoxës për kthimin e sendeve të sekuestruara gjatë kontrolleve të SPAK-ut në banesën dhe biznesin e saj.

GJKKO rrëzoi gjithashtu dhe kërkesën e Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut, për kthimin e sendeve të sekuestruara nga SPAK-u.

Kontrollet u ushtruan dy javë më parë me urdhër të prokurorit Ols Dado, ku agjentët e BKH-së sekuestruan celularin e Ajola Xoxës, si dhe ushtruan kontrolle në qendrën “Harabel”, ku Xoxa është bashkëthemeluese.

Veprimet e organit të akuzë vijnë pas nisjes së hetimit pasuror për kryebashkiakun dhe familjarët e tij.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...