Live

Eskalon Peci “dorëlirë” ndaj opozitës: Horra e kriminela

14:30 / 17 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Ndarja e 100 mijë eurove nga Ministria e Bujqësisë që udhëheqet nga ministri, Faton Peci, për vëllain e deputetës së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka çuar në këmbë partitë opozitare.

PDK-ja të dielën ka mbajtur konferencë për këtë gjë, teksa LDK-ja në një tubim ka kritikuar ashpër Qeverin Kurti, ku ngjajshëm ka vepruar edhe AAK-ja.

E kjo nuk i ka ardh fare mirë vet protagonistit, Faton Pecit.

Ai në një postim sulmoi opozitën duke i quajtur kriminela.

Derisa ai vet dha grante për të afërmit, thotë se nuk do të munden ta ndalin as me ujë e as me plumba.

Postimi i plotë:

Siç edhe ua kam bërë me dije në fillim të mandatit, nuk mundeni me më ndalë as me ujë e as me plumba!

Po e vështroj me kujdes shthurjen mentale të akuzave e shpifjeve!

E nisi sulmin paterica e PDK-së, LDK ja e bitisi PDK-ja me kërkesa për shkarkime!

Veç pritni kriminela!

Nëse deri tash kam treguar etikë në të shprehur, nga tash e tutje do flas më hapur se asnjëherë tjetër e do t’iu demaskoi si kurrë më parë!

Secili sulm i juaji është i kuptueshëm sepse suksesi në sektorin e bujqësisë e ndryshimi është aq radikal sa që vështirë është të përpihet nga ju! Bile ky ndryshim radikal ju tmerron sepse nuk mund ta imagjinoni që instalacioni kleptomaniak i qeverisjes suaj më nuk ekziston. Është përtej realitetit tuaj meritokracia si bazë e parim!

Andaj, durim horra se nga nesër, çdo ditë do ta shpërfaqi pafytyrësinë e kriminalitetin tuaj me emra.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...