Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i fillojnë negociatat për propozimin e sponsorizuar nga BE-ja lidhur me normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.
Ajo, në një konferencë për media pas përfundimit të takimit me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka përmendur edhe situatën në veri që ishte javë më parë.
“Të gjithë jemi të shqetësuar për rreziqet e sigurisë në Ballkan, duam një Ballkan të fortë dhe Kosovë të fortë. Tensionet në veri, kam thënë që Kosova duhet të të përpiqet për normalizimin e marrëdhënieve nuk duhet të bëhet eskalimi i gjendjes atje”.
“Të fillojnë negociatat, që të flasin në lidhje me propozimin e sponzorizuar nga BE-ja në lidhje me normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”,ka thënë Fajon.
Fajon ka theksuar se Sllovenia e mbështet rrugën e integrimit evropian të Kosovës.
“Sllovenia dhe Kosova kanë shumë lidhje, ne kemi lidhje aq të forta, ku mund të them se në fillim të këtij, viti ju urojë të gjithëve për suksesin e përbashkët që kemi arritur në liberalizimin e vizave për kosovarët. Po ashtu, do ta mbështesim Kosovën në anëtarësim në Këshillin e Evropës”, ka thënë Fajon.