Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj ka takuar struktura ushëheqëse në Gjilan.
Nëpërmjet Facebook-ut, Limaj njoftoi se nga ky takim morën mesazh të qartë për rëndësinë e rikthimit të Nisma-s në Kuvend.
Ai tha se jo vetëm në Gjilan, por në gjithë Kosovën NISMA po fuqizohet.
Postimi i plotë:
Me bashkëpunëtorë, takuam strukturat udhëheqëse në Gjilan.
Nga Gjilani, edhe një herë morëm mesazh të qartë për rëndësinë e rikthimit të fuqishëm të NISMA-së në Kuvend.
NISMA në Gjilan çdo ditë e më shumë po fuqizohet nga kuadro të profileve të ndryshme, që është dëshmia më e mirë e fuqizimit të NISMA-së, jo vetëm në Gjilan, por anë e kënd Kosovës.
Vizioni ynë për të ardhmen e vendit po gjen mbështetje në çdo cep të Kosovës, për të bërë edhe më madhështore fitoren tonë.