Drejtori i FBI-së, Kash Patel ka thënë të hënën se ADN-ja në një peshqir të mbështjellë rreth armës që dyshohet se është përdorur për të vrarë aktivistin konservator, Charlie Kirk, është përputhur me të dyshuarin për vrasjen, i cili tashmë ndodhet në paraburgim.
Tyler Robinson, 22 vjeç, është arrestuar për vdekjen e influencuesit të krahut të djathtë gjatë një aktiviteti në një universitet në Utah të mërkurën.
Një pushkë është gjetur pranë vendit të të shtënave dhe një kaçavidë është gjetur në çatinë nga ku është gjuajtur me armë.
“Mund të raportoj sot se gjurmët e ADN-së nga peshqiri që ishte mbështjellë rreth armës së zjarrit dhe ADN-ja në kaçavidë janë përputhur me të dyshuarin në paraburgim”, ka thënë Patel për Fox and Friends.