Këngëtarja e njohur kosovare, Filloreta Raçi-Fifi, ka konfirmuar se do të sjellë një projekt të ri muzikor në bashkëpunim me këngëtaren e muzikës popullore, Remzie Osmanin,
“I kam dy bashkëpunime, njërin nuk e tregoj derisa të publikohet, ndërsa bashkëpunimi tjetër është me Remzie Osmanin”, ka thënë Fifi në emisionin “Shiko kush Luan”. Fifi ka bërë të ditur se kënga do të publikohet në muajin dhjetor.
Ndryshe, “Shqipe” është projekti i fundit muzikor nga Fifi. Kënga u publikua më 24 korrik dhe deri tani numëron mbi 500 mijë klikime. Ndërsa projekti i fundit nga Remzie Osmani është “Shumë ty të du”. Kënga ka arritur mbi 1 milion klikime në Youtube.