Sot është shënuar fillimi i vitit të ri shkollor në Shqipëri.
I pari i vendit, Bajram Begaj ka thënë se përveç që është emocion i madh, fillimi i vitit të ri shkollor, sipas tij, është edhe pikënisje që shënon një kapitull të ri në jetën e mijëra nxënësve, transmeton Klankosova.tv.
“Fillimi i vitit shkollor është gjithmonë emocion i madh, është një pikënisje që shënon një kapitull të ri në jetën e mijëra nxënësve. Për mua kjo ditë është më shumë se thjesht një formalitet, është më shumë se një traditë”.
“Përpara 48 vitesh unë kam qenë në vendin tuaj në bankat e kësaj shkolle. Besomëni, jam po kaq i emocionuar sa edhe ju! Shkolla ime nuk ka qenë kaq e bukur sa është kjo këtu, por ju siguroj se kujtimet e mia janë dhe mbeten shumë kujtime të bukura. E di nga përvoja se sa e rëndësishme është kjo periudhë e jetës, sepse këtu fillon baza e dijes, mësohen mësimet e para, ndërtohet një përvojë e pasur dhe krijohen miqësi të reja”, ka shkruar Begaj.