Crystal Palace dhe Chelsea do të zhvillojnë sot duelin londinez në Premier League, në kuadër të xhiros së 20-të.
Pasi kishte fituar pesë ndeshjet paraprake radhazi në ligë, Chelsea ndodhet në një seri prej tre ndeshjesh pa fitore, përfshirë këtu dy disfata në dy të fundit.
Skuadra e Marescas ndodhet aktualisht në pozitën e 4-të me 35 pikë, ndërkohë Crystal Palace pozicionohet në vend të 15-të me 20 pikë.
Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare.
Crystal Palace XI: Henderson, Richards, Lacroix, Guéhi, Muñoz, Doucouré, Lerma, Mitchell, Sarr, Eze, Mateta.
Chelsea XI: Sánchez, Gusto, Acheampong, Colwill, Cucurella, Fernández, Caicedo, Neto, Palmer, Sancho, Jackson.
Dueli fillon nga ora 16:00.