Live

Fundoset jahti luksoz në Turqi, pronari dhe ekuipazhi hidhen në det

19:23 / 03 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Një jaht luksoz me vlerë rreth 1 milionë dollarë u fundos në ujërat e Eregli, Zonguldak (Turqi) vetëm 15 minuta pas nisjes.

Në bord ndodheshin pronari, kapiteni dhe dy anëtarë të ekuipazhit, të cilët arritën të shpëtojnë duke notuar drejt bregut, pa pësuar lëndime.

Autoritetet portuale kanë nisur hetimet për shkaqet e ngjarjes, ndërsa dyshohet se incidenti u shkaktua nga probleme teknike dhe mangësi në stabilitetin e jahtit.

Pamjet tregojnë momentin kur jahti fillon të anohet e më pas zhytet plotësisht në det.

VIDEO

Shpërndaje në

U Kopjua