Live

Gani Dreshaj del kundër partisë së tij, kërkon rinumërim të votave

14:27 / 11 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Gani Dreshaj kandidat për deputet nga koalicioni AAK-PSD dhe anëtarë i AAK-së ka kërkuar rinumërim të të gjitha kutive të votimit nga ana e KQZ-së.

Dreshaj ka hedhur dyshime edhe në “dallavere” në listat e kandidatëve për deputet se kush të hyjë në kuvend. Ai është shprehur se komisionerët mund të jenë të përfshirë në këto manipulime të mundëshme.

Më poshtë është postimi i plotë i Dreshaj në Facebook

“Plot kandidatë kanë paguar shuma të mëdha në fushatën zgjedhore, njoh që janë futur edhe në kredi, kanë harxhuar energji, kanë vrapuar mjaft, me synimin e vetëm për të qenë deputet/e.

Për hir të korrektësisë e demokracisë duhet të bëhet rinumërimi i të gjitha votave në KQZ.

Që nga paslufta, jam i bindur që ka patur, ka edhe sot, e do të ketë edhe në të ardhmen dallavere kur në pyetjen janë listat e kandidatëve.

Të gjithë kemi dëgjuar për marrëveshjet e mundshme që mund t’i bëjnë komisionerët në qendrat e votimeve për listat e kandidatëve tek të gjitha partitë.

Unë flas publikisht e pa fije frike sepse kurrë nuk kam menduar e s’do jem pjesë e atyre lojërave të pista.

Andaj, për një garë fer e korrekte është shumë logjike që duhet të bëhet rinumërimi i votave në KQZ.

Vota e secilit kandidat nuk duhet të jetë në mëshirën e klasëve shkollore dhe personaliteteve të ndryshme të njerëzve, por duhet të numërohet në formë transparente dhe para mediave në KQZ”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...