Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka marrë pjesë në tubimin e kësaj partie në Koln të Gjermanisë që e kanë zhvilluar me mërgimtarët atje.
Musliu përmes një postimi në Facebook ka thënë se përkrahja e mërgimtarëve është fitorja më e madhe për këtë parti.
“Rrnofshi e ju pafsha në KOSOVË, aty ku ju thërret toka juaj”, ka shkruar ajo.
Postimi i saj:
Entuziazem, dashni, dhe respekt sot në Köln të Gjermanisë!
Bedri Hamza është emri më i besueshem në margate!
Përkrahja juaj është fitorja jonë më e madhe.
Rrnofshi e ju pafsha në KOSOVË, aty ku ju thërret toka juaj.