Kryetari i Grupit Parlementar të LDK-së, njëherësh kandidat për deputet, Arben Gashi, së bashku me zyrtarë të tjerë të kësaj partie kanë qëndruar gjatë ditës së sotme në Deçan.
Gashi ka thënë se tashmë është koha për t’u kthyer tek vlerat, puna dhe zhvillimi që meritojnë qytetarët.
Ai duke ndarë pamje nga atmosfera e takimit shkruan ‘LDK nga Deçani ju përshëndet me entuziazëm për rikthimin e madh’.
“Bashkë, do ta forcojmë Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe do ta rikthejmë shpresën për të gjithë!Rrugëtimi ynë vazhdon, më të fortë se kurrë” shkruan Gashi.
Postimi i plotë:
LDK nga Deçani ju përshëndet me entuziazëm për rikthimin e madh!
Koha për t’u kthyer te vlerat, puna dhe zhvillimi që meritojnë qytetarët tanë. Bashkë, do ta forcojmë Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe do ta rikthejmë shpresën për të gjithë!
Rrugëtimi ynë vazhdon, më të fortë se kurrë!