Gazetarja italiane Cecilia Sala, e cila u arrestua më 19 dhjetor në Iran për shkelje të ligjeve të Republikës Islamike, është liruar nga qelia dhe është kthyer në Itali.
Lajmi u bë i ditur nga Zyra e kryeministes italiane Georgia Meloni që deklaroi se riatdhesimi i gazetares u bë i mundur falë punës së Romës zyrtare dhe kanaleve diplomatike të saj.
Cecilia Sala, 29 vjeç, e cila punon për gazetën Il Foglio dhe podkastin Chora Media u arrestua në Teheran tri ditë pasi autoritetet Italiane arrestuan në Aeroportin e Milanos një shtetas Iranian me kërkesë të Shteteve të Bashkuara.
Washingtoni kishte kërkuar arrestimin e Mohammad Abedinit pasi akuzohej se furnizonte grupet militante me pjesë dronesh që ishin përdorur për të vrarë tri ushtarë amerikan që shërbenin në Jordani përgjatë vitit 2024.
Irani kishte mohuar më parë se kishin arrestuar gazetaren Italiane për shkak të arrestimit të një shtetasit të tyre në Milano.