Sonte në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, i ftuar i radhës ishte, aktivisti i LDK-së, Gani Geci.
Geci ka diskutuar çështje të ndryshme për histori, dhunë, përplasje me Thaçin dhe oferta e Kurtit për ‘korruptimin’ e Gecit!
Ai ka hedhur aktakuza mbi ish presidentin e Kosovës Hashim Thaçin duke thënë se ai nuk ka dhënë as edhe një kontribut për luftën e UÇK-së. Geci pohoi se Thaçi mund të jetë hero i politikës, por jo i luftës.
Më tej, Geci deklaroi se nëse Hashimi është me patriot se ai do e vras veten.
“40 herë ma patriot se Hashimi jam me ditë që nuk jam ma patriot se Hashimi sot e vras veten. As nuk u kanë patriot, nëse veç një her u grrith jo vec ai, por edhe shtëpia e tij në luftë me Serbinë që 100 vjet që jemi unë sot dorëzohem , kurr nuk dal në television, nëse veç një pikë gjakë që e ka derdh. Asnjë mashkull i shtepisë të Hashimit Thaçit në luftë me Serbinë as nuk ka dhanë gjak as nuk ka derdh gjakë”, tha ai.
Tutje ai shtoi se Hashim Thaçi është vetëm një përfitues i luftës.
“Hashim Thaçi mund të jetë përfiter i luftës, i ka fitu të gjitha të mirat e luftës për vete. Për patriotizëm e dijnë të gjithë, e ka kap Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës LPK-ja ja kanq dërgu në dorë bile tash edhe LPK-ja po I thot nuk e ke pas, por e kanë marr. E kanë marr luftën tonë që e kemi pas prej 91” luftën e Adem Jasharit, Zahir Pajazitit dhe Salih Çekut dhe e ka shfyrtëzuar për vete.
Geci tha se Thaçi është hero i politikës, por jo i luftës.
“Hashim Thaçi në vitin 1993 e ka lshu Kosovën kurr ma nuk është kthy ka edhe video, por nuk e kanë qit hale. Por dalin këto se janë në diskutime. Për me kanë hero duhet me luftu, duhet me ja nis aksione”, tha ai. /Kosovalive.net/