Live

Gërvalla: Garantojmë për gjykim të drejtë ndaj Radoiçiqit

22:05 / 02 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Në takimin e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka deklaruar se Kosova i garanton gjykim të drejtë kryeterroristit Milan Radoiçiq, por ajo tha se Serbia duhet ta dorëzojë atë.

Sipas Gërvallës, Serbisë duhet t’i bëhet presion që ta pranojë sulmin në Banjskë më 24 shtator të 2023-s, duke shtuar se nëpërmjet këtij sulmi të armatosur u tentua të okupohej një pjesë e territorit të Kosovës.

“Ne mund të garantojmë që do të ketë gjykim të drejtë, por ky person (Milan Radoiçiq v.j.) duhet të mbahet përgjegjës për të gjithë atë aksion, atë grup paramilitar që kanë dashur të okupojnë një pjesë të territorit tonë për të formuar një korridor për ushtrinë serbe, që do të mund të hynte më pas së brendshmi”.

“E për këtë është mirë t’i shmangim çështjet teknike e në ditët në vijim institucionet tona të sigurisë po punojnë në këtë drejtim e çdo ditë po konfiskohen materiale të tilla, me lidhjen e drejtpërdrejt me sulmin, pajisje shpërthyese që mbi të gjitha duhet të ketë pasoja politika që t’i vuajë Serbia për shkak se refuzojnë të pranojnë se kanë qenë prapa kësaj”, ka thënë Gërvalla.

Sipas kryediplomates të Kosovës, sulmet serbe në Kosovë janë kryer nga ekspertë dhe me materiale që s’mund të blihen në “treg të zi”, duke u shprehur se lokacioni i eksplozivit tregon se sulmet ishin të organizuara.

Ajo përmendi edhe zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt të 2025-s.

“Po të përdornim këtë si bazë e politikës evropiane, nuk do të arrinim të zgjidhnim asnjë lloj çështje në të ardhmen. Është e qartë se do të mbajmë zgjedhje në vitin e ardhshëm në shkurt, por njerëzit në Kosovë janë shumë të qëndrueshëm e më shumë se kushdo tjetër, ne i kemi përdorur votat për ta çliruar veten nga krimi i organizuar dhe korrupsioni”.

“Është me rëndësi që ta theksojmë sepse përkundër faktit që këto sulme do të mund të ishin përgatitur nga ekspertë pasi janë materiale që s’mund të blihen në treg të zi. Vetëm lokacioni i eksplozivit tregon se është dikush që dinte se çfarë po bënte”, ka shtuar ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...