Ish-kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, ka thënë se ka rënie të dukshme të këmbimit tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Ai i është referuar të dhënave të Institutit të Statistikave, ku thuhet se për periudhën janar-gusht 2022 sasia e eksporteve shqiptare në Kosovë shënoi rënie me 40%, gjithashtu edhe importet nga Kosova ishin me rënie 12%.
“Për të njëjtën periudhë u importuan nga Kosova 123 mijë tonë mallra në janar-gusht 2022, nga 141 mijë tonë në të njëjtën periudhe të vitit 2021 ose 12 % për qind më pak”, citon Instatin ai.
“Dy shtete të një populli të ndar sa largë e sa afër”, mbaron postimi i tij në Facebook.