Pak kohë më parë modelja Gigi Hadid po pushonte në ishullin grek Mykonos me motrën dhe disa shoqe.
Por atje i ndodhi e pa pritura. Këngëtarja u grabit dhe këtë bëri të ditur përmes instagramit duke nxitur njerëzit ti shpenzojnë paratë diku tjetër e jo në Mykonos.
Si duket Gigi akoma është e tronditur nga ngjarja.
Megjithëse ka marrë qindra komente në Instagram, modelja palestineze ka dyfishuar komentet duke u bërë thirrje fansave të mos e vizitojnë Mykonosin.
“Më lejoni ta sqaroj këtë për të gjithë më poshtë që mendojnë se nuk meritoj të kem një mendim mbi përvojën time dhe t’i paralajmëroj njerëzit për këtë. Unë u grabita së bashku edhe me 30 persona të tjerë atë natë, disa nën tutën e armës. Nëse diçka ndodh gjersa stacioni policor është i mbyllur, nuk ka asgjë që mund të bëhet për të mbrojtur vetveten”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale modelja.