Live

Gjakovë: Arrestohen katër persona, dyshohet se ia vodhën 4500 euro nga banka një qytetari

21:40 / 26 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Sektori Rajonal për Hetime në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, ka arritur me sukses të arrestojë katër persona (meshkuj, kosovarë të moshës madhore) mbi dyshimin se të njëjtit ishin përfshirë në kryerjen e veprës penale “vjedhja e identiteti dhe kredencialeve”.

Siç njofton policia, më datë 05.11.2024, një qytetar ka raportuar në polici se nga llogaria e tij bankare ishin tërhequr 4500 euro pa dijeninë e tij.

“Menjëherë pas këtij njoftimi, ekipi i krimeve kibernetike ka filluar hetimet intensive. Falë punës së palodhshme të hetuesve dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit, është arritur të identifikohen dhe të arrestohen katër persona të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale. Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar dy telefona mobil, për të cilët dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale”, ka thënë Policia, raporton Klankosova.tv.

Pas intervistimit të të dyshuarve dhe përfundimit të procedurave tjera policore, me vendim të Prokurorit të Shtetit, tre nga personat e arrestuar, janë ndalur në mbajtje.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...