Live

Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë 11 mijë e 417 persona, janë plagosur 6 mijë e 682 dhe janë zhdukur 1 mijë e 47 të tjerë

17:17 / 19 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë.

Sipas këtyre të dhënave gjatë luftës 1998/99 në Kosovë janë vrarë 11 mijë e 417 persona, nga ata 9 mijë e 630 meshkuj dhe 1 mijë e 787 femra.

Të zhdukur nga lufta e fundit sipas këtyre të dhënave janë zhdukur 1 mijë e 47 persona, prej tyre 897 meshkuj e 150 femra.

Gjatë luftës janë plagosur 6 mijë e 682 persona, prej tyre 5 mijë e 583 meshkuj dhe 1 mijë e 99 femra.

Gjatë këtyre viteve janë burgosur 3 mijë e 312 persona, prej tyre 3 mijë e 277 meshkuj e 85 femra.

Torturë, dhunë, pasoja psikologjike nga lufta kanë deklaruar 193 mijë e 765 persona.

Periudha e luftës është përkufizuar prej 28 shkurtit të vitit 1998 deri më 11 qershor 1999.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...