Është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore, Remzije Mustafa nga Prishtina, e cila ishte raportuar si e zhdukur që nga 7 nëntori.
Familjarët kanë konfirmuar se 59-vjecarja është gjetur në Fushë Kosovë.
Remzije Mustafa ishte raportuar e zhdukur që nga data 7 nëntor. Policia e Kosovës kishte bërë të ditur se që nga dita e raportimit bashkë me familjarët kanë bërë përpjekje për gjetjen e saj, por deri sot kjo ishte e pamundur.
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, i cili edhe falënderoi qytetarët për bashkëpunim.
“Policia në ora 20:26, në një shtëpi të pabanuar në rrugën ‘Sali Nivica’ në Prishtinë ka gjetur një grua që dyshohet të jetë Remzije M.”.
Policia është në vend ngjarje, aty është ftuar emergjenca dhe familjarët e së zhdukurës. Policia falënderon qytetarët për bashkëpunim!