Është gjetur trupi i pa jetë në Spanjë i 30 vjeçarit nga Shkodra, Miklovan Danaj, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga muaji maj.
Top Channel shkruan se viktima u gjet në bregdetin e Marbellës, ndërsa autoritetet spanjolle kanë konfirmuar se bëhet fjalë për një vrasje.
Sipas mediave lokale, familjarët e viktimës kanë marrë një telegram ku konfirmohej vdekja e tij dhe paralajmëroheshin që të mos vazhdonin kërkimet.
Zhdukja e Danajt ishte raportuar si në Spanjë, ashtu edhe në Shqipëri, por vendndodhja e tij kishte mbetur e panjohur për disa muaj.
Dyshohet se ai ka qenë i përfshirë në trafikun e kokainës, ndërsa Guardia Civil ka nisur një hetim të plotë mbi ngjarjen. Deri më tani, nuk ka të arrestuar dhe autoritetet spanjolle nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme për rrethanat e sakta të zbulimit të trupit, transmeton Klankosova.tv.