Live

Gjilan, 53-vjeçari gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij

21:15 / 16 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Një 53-vjeçar është gjetur pa shenja jete të shtunën rreth orës 08:00 në shtëpinë e tij në Gjilan.

Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili tha se viktima është gjetur nga familjarët.

“Njësitet policore përkatëse kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, së bashku me ekipin emergjent mjekësor, i cili ka konstatuar se personi është pa shenja jete”, ka deklaruar Osmani.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa rrethanat e plota po hetohen nga Njësia e Hetimeve Rajonale në Gjilan.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkaqeve të vdekjes.

Shpërndaje në

U Kopjua