Live

Gjonbalaj: Ekuadori është skuadër pak më e mirë se Katari

16:36 / 20 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Njohësi i futbollit, Malsor Gjonbalaj, ka thënë se Ekuadori ka skuadër më cilësore se sa Katari, por lidhur me atë se kush e fiton ndeshjen, ai ka thënë se nuk i dihet. 

Ai ka folur si mysafir në RTK për të komentuar Botërorin “Qatar 2022”. 

“Ekuadori ka qene kombetarja e katert ne kualifikimet e Amerikës Latine. Është skuader goxha stabile. Për mua Ekuadori është një skuadër pak më e mirë.  Tash se çfarë pritet të shfaqë në këtë kampionat, do ta shohim”, ka thënë ai.  
Gjonbalaj është ndalur edhe te Katari. 
“Katari është një skuadër që ka bërë investime të mëdha po nuk mund të themi që ka futbollistë cilësore”, është shprehur ai. 

Shpërndaje në

U Kopjua