Betim Gjoshi, sekretar për anëtarësi dhe financa në Partinë Demokratikë të Kosovës ka vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Ai pas takimit me ish-drejtuesit e UÇK-së, tha se i ata gjeti me moral të larë dhe besimin e plotë në të drejtën e popullit të Kosovës për liri.
“Sot, për të disatën herë gjatë këtyre katër viteve, isha në vizitë tek drejtuesit e UÇK-së, që po mbahen që 4 vite padrejtësisht. Kam pasur fatin e madh që të shërbej në Partinë Demokratike të Kosovës gjatë udhëheqjes së saj nga dy kryetarët, Thaçi dhe Veseli. E kam parë nga afër angazhimin e tyre për Kosovën. Gjithmonë më ka bërë përshtypje atdhedashuria e madhe e tyre që nuk mbaron kurrë, edhe kur janë këtu dhe nuk janë të lirë. Sa herë që vij këtu, i gjej me moralin e lartë dhe besimin e plotë në të drejtën e popullit të Kosovës për liri. Forca e tyre është frymëzim për angazhimin tonë politik për Kosovën.”, ka thënë Gjoshi.