Ndonëse Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ditëve të fundit u shpreh se “ka aludime” që Kosova mund ta heq ndalesën ndaj mallrave serbe – ashtu siç për kërkon Gjermania – Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq nuk beson se kjo do të ndodh.
“Duhet të shohim se çfarë do të ndodh, por jam skeptik. Sot Vuçiq shkon në Hamburg dhe takohet me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz…Ne po punojmë në përmirësimin e marrëdhënieve me Gjermaninë, por është e rëndësishme t’i përafrojmë pikëpamjet. Nuk duhet të nënvlerësojmë propagandën e Kurtit. Duhet të luftojmë kundër saj”, tha Marko Gjuriq.
Duke folur për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjuriq pretendon se si pasojë e një lobimi kohëgjaët në ShBA “tash po krijohet një bllok politik i ri i interesuar të bashkëpunojë me Serbinë dhe që nuk e sheh pozicionin e Serbisë njëanshëm”.