Drejtoria e Antimafias së Bolonjës ka goditur një kartel ndërkombëtar të narkotrafikut, mes tyre edhe shqiptarë.
15 persona ranë ne pranga, pasi ishin të përfshirë në një rrjet italo-shqiptar për trafikun ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria, Kosova, Ekuadori, Kolumbia dhe Holanda.
Prej tyre 12 janë me masë ‘arrest në burg’ dhe 3 në ‘arrest shtëpie’.
Sasia e trafikuar përfshin 23 kilogramë kokainë, 6 kilogramë heroinë, 80 kilogramë hashash dhe 240 kilogramë marijuanë, me një vlerë totale prej rreth 8 milionë euro, raporton Abcnewsalbania.
Mediat italiane kanë zbuluar edhe emrat e personave të arrestuar.
Ata janë Xhemali Desari, Avni Dushku, Fabjol Dushku, Rigers Kusi, Sokol Lumi, Bashkim Sula, Salvatore Gaetano, Antonio Modafferi, Daniel Palladino dhe Cesare Castellani.
Ndërsa në arrest shtëpie janë lënë Julian Nikolla, Armand Pepa dhe Tureldi Tafa.