Live

Gorani: Hamza po i flet votuesit të arsyeshëm, nuk po aktron

22:20 / 04 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Gazetari, Dukagjin Gorani, ka thënë se kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, po e apelon një elektorat të arsyeshëm.

Duke komentuar konventën e PDK-së dhe sloganin “Kosova mundet më mirë”, Gorani tha se Hamza nuk po e aktron askënd pos vetës.

Ai ka thënë se Hamza është një ekspert i administratës dhe beson që një administratë  e suksesshme e krijon një rregullator në shoqëri.

“Unë mendoj që PDK-ja e sidomos Bedri Hma është duke i apeluar elektoratin e arsyeshëm, meqë Hamza nuk ka e aktron ndonjë person të caktuar, ai po e aktron vetën, i tillë çfarë është, i tillë është edhe në realitet. Hamza është një ekspert i administratës dhe shtetin që ai e sheh, e sheh një shtet administrativ, që udhëhiqet prej një administrate të suksesshme që e ka një qëllim krijimin e një rregullatori në shoqëri”, ka thënë Gorani në T7.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...