Live

Grante për familjarët dhe pushtetarët, zgjerohet skandali

15:29 / 25 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Sekretar i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së LDK’së, Egzon Pacolli, ka njoftuar sot se Ministria e udhëhequr nga Faton Peci, përveç vëllait dhe dajës së Fitore Pacollit, këshilltarit Naim Huruglica e bashkëpartiakut Bahtijar Berisha i ka dhënë grante edhe njerëz tjerë të afërm me pushtetin.

“Me 100 mijë euro është shpërblyer edhe Vigan Salihu, i cili është drejtor i Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Podujevës. Me 100 mijë euro është shpërblyer edhe Kushtrim Nimoni, i cili është djali i axhës së Shefit të Kabinetit të Albulena Haxhiut, Genc Nimonit. Po ashtu, grant ka fituar edhe Veton Mulliqi, këshilltar politik i Elbert Krasniqit, njëkohësisht edhe familjar i Besnik Bislimit”, thotë ndër të tjera Egzon Pacolli i LDK’së në videon e publikuar.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...