Deputeti i LDK’së Driton Selmanaj, ka reaguar pas lajmit se vëllai i deputetes së VV’së Fitore Pacolli, ka përfituar grant 100 mijë euro nga ministria e Faton Pecit, vetëm katër ditë pasi hapi biznesin.
Ai ka ironizuar nëpërmjet një postimi në Facebook duke thënë:
“Familjarët janë për dasma dhe për një bakshish 100.000 euro.”- ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Familjarët janë për dasma dhe për një bakshish 100.000 euro.
“Kur s’je për vëlla, për kanë ke me qenë”?..
Phuu të ligë bre!