Live

Gurrakoc: Arrestohet një i dyshuar për të shtëna me armë në aheng familjar

10:36 / 11 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Policia në Istog ka arrestuar  një person mbrëmjen e së dielës si të dyshuar për të shtënat me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Gurrakoc.

Siç thuhet në komunikatën për media, nga i dyshuari u sekuestruan një pistoletë, një karikator dhe tri gëzhoja, transmeton Klankosova.tv.

“Pas intervistimit dhe me urdhër të prokurorit, ai u lirua në procedurë të rregullt”, shkruhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua